Grabitet argjendaria/ Tiranë, autorët morën bizhu në vlerë rreth 1 milionë lekë

schedule10:35 - 14 Mars, 2024

schedule 10:35 - 14 Mars, 2024

Një argjendari është grabitur, orët e para të mëngjesit të së enjtes në “Rrugën e Dibrës” në Kryeqytet.

Mësohet se argjendaria kishte vetëm pak kohë që ishte hapur, ndërsa autori dyshohet se ka mundur të marrë një sasi bizhuterish me vlerë 10 mijë euro.

Uniformat blu ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorin por kanë sekuestruar kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë biznesit.

Abcnews mëson se autori që ka kryer grabitjen  ka qenë i maskuar dhe ka hyrë nga tarraca e argjendarisë duke hequr tjegullat dhe më pas ka thyer muret e gipsit në tavanin e argjendarisë.

Policia beson së autori që ka hyrë brenda argjendarisë është ndihmuar nga një person I dytë I cili e ruante jashtë argjendarisë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vjedhjes ku është fokusuar një person ndërsa uniformat blu shpresojnë që nëpërmjet këtyre pamjeve të mund të identifikojnë autorin e vjedhjes.

Vetëm pak javë më parë një grabitje e ngjashme u shënuar tek zona e quajtur Ura e Institutit, ku disa persona thyen muret e një pike këmbimi valutor duke marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Policia po analizon pamjet filmike për të krahasuar dhe për të gjetur element identifikues nëse kemi të bëjmë me të njëjtët persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!