Grabitësit terrorizojnë familjen në Zall Herr, lidhin të zotin e shtëpisë dhe marrin 40 mijë lekë

schedule10:35 - 1 Maj, 2020

schedule 10:35 - 1 Maj, 2020

Një grabitje ka ndodhur pak pas mesnatës së djeshme në fshatin Qinam në Zall Herr.

Mësohet se disa persona të cilët nuk janë identifikuar kanë kërcënuar me armë një familje, dhe më pas kanë lidhur edhe kryefamiljarin. Ata janë larguar duke marrë 40 mijë lekë dhe disa sende me vlerë.

LEXO EDHE: I frikësohej eliminimit me shpërthim, arrestohet në Tepelenë i rrezikshmi nga Tirana

Abc News mëson se kryefamiljari është gjetur i lidhur , ndërkohë që në momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë edhe djali me bashkëshorten.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40mijë lekësh.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!