Një 53-vjeçar në qytetin e Durrësit ka rënë pre e grabitjes.
P.B ka kallëzuar në polici se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën.
Këta të fundit kanë arritur të marrin bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash.
Nga ana e strukturave të Policisë vijon puna për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/