Babë e bir janë arrestuar në Lezhë pasi u kapën duke vjedhur një vilë.
Bardhok Miza, 42 vjeç dhe E. Miza, 17 vjeç po nxirrnin disa pajisje shtëpiake nga banesa që t’i transportonin. Në momentin e ngjarjes në vilë nuk kishte asnjë person brenda.
Në cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestruan disa vegla pune, frigorifer, tavolinë, karrige, lavatriçe dhe pasjisje të tjera shtëpiake.
Ata dyshohet se janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë. E para kur kanë vjedhur me thyerje një market në Shënkoll më 17 Shtator dhe 12 ditë më vonë kanë vjedhur një dyqan elektroshtëpiakesh.
Ndërkohë policia ka njoftuar se ka shoqëruar për verifikim, 7 persona kryesisht me precedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.