Një grua 91-vjeçare në zonën e Artës ka përjetuar momente tmerri dhe ankthi, kur një burrë i panjohur ka hyrë në shtëpinë e saj dhe e ka rrahur për t’i vjedhur kursimet e saj të pakta.
Të moshuarën fatkeqe sapo e kishte zënë gjumi mbrëmjen e së hënës, kur autori ka shkuar papritur në shtëpinë e saj dhe ka ushtruar dhunë fizike përpara se t’i kërkonte paratë.
E frikësuar, e moshuara i ka treguar se ku i mbante lekët e mbetura nga pensioni dhe grabitësi i ka rrëmbyer 250 euro duke u larguar më pas në drejtim të paditur.
E plagosura është dërguar nga fqinjët e saj në spitalin e Artasit ku po mjekohet jashtë rrezikut për jetën dhe ka dhënë një deklaratë në Policinë e Sigurimit duke dhënë përshkrimin e autorit, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit vijojnë. /Abcnews.al/