Dy persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për vjedhje me dhunë si dhe dhunë në familje. Sipas policisë në pranga është vënë A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë i cili në bashkëpunim me N. H., 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë 2 ditë më parë), nën kërcënimin e një biçaku i ka marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç. Ndërsa P. Z., 51 vjeç, banues në Fier, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”: A.P., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në datën 27.09.2020, në bashkëpunim me shtetasin N. H., 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë 2 ditë më parë), nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin P. Z., 51 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./mv. abcnews.al