Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy shqiptarë

schedule23:10 - 8 Gusht, 2022

schedule 23:10 - 8 Gusht, 2022

Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 18 vjeç, dhe një 25-vjeçar rumun, pasi kanë grabitur një 18-vjeçar francez në Piazza del Duomo.

Tre të rinjtë e arrestuar, i janë afruar francezit, e kanë rrethuar dhe më pas e kanë qëlluar me shqelma e grushte në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas mediave italiane, ata i kanë marrë iPhone-in, një kartë debitit dhe 200 euro cash. Më pas janë arratisur nëpër rrugët e qendrës duke e lënë turistin shtrirë në tokë, në gjendje të rëndë.

Ky i fundit i është nënshtruar trajtimit mjekësor pas mavijosje të rënda të raportuara në të gjithë trupin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!