Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për Erlind Shehajn dhe Orges Monën.
Dy të rinjtë u arrestuan dy ditë më parë për grabitje me armë të një dyqani ushqimor në Spitallë të Durrësit.
Ata nën kërcënimin e armës i morën shitëses së dyqanin xhiron ditore prej 150 mijë lekëve të vjetra.
Kujtojmë që gjatë seancës së sotme, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital ku ka marrë trajtimin e duhur dhe më pas është kthyer sërish në gjykatë.
Shehaj mësohet se vuan nga epilepsia dhe shenjat i ka dhënë disa herë të tjera gjatë kohës që ka qenë në paraburgim./abcnews.al