Grabitën emigrantët dhe plagosën me thikë një prej tyre, dy të arrestuar në Korçë

schedule08:58 - 18 Gusht, 2020

schedule 08:58 - 18 Gusht, 2020

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen se kanë grabitur me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe u plagos me mjet prerës njëri prej tyre.

Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit R.M. 20 vjeç dhe E.B. 25 vjeç.

Ngjraj aka ndodhur me 2 gusht ku 4 shtetasve të huaj u është dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 02.08.2020, ku u vodhën me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe u plagos me mjet prerës njëri prej tyre.

Ndalohen nga Policia, dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, bënë ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

  • R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
  • E. B., 25 vjeç, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ndalimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” të kryera në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!