Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje për arrestimin e 8 autorëve që grabitën tre automjetet e blinduar me para dhe sende të çmuara në provincën e Sassarit në Sardenja.
Mediat vendase kanë zbardhur hap pas hapi të gjithë aksionin, nga bllokimi i aksit qendrore e deri të grabitja e më shumë se 5 milionë eurove.
Rreth orës 8.20 me orën lokale banda vendosi një zinxhir të madh çeliku, shpërndau mijëra gozhda në asfalt dhe vendosi një fugon përgjatë rrugës, duke i vënë flakën.
Pak minuta më vonë mbërritën tre mjetet e blinduara. 8 grabitësit i “mirëpritën” me veshje ushtarake: mitralozë, pushkë, kostume kamuflazhi si dhe maska të zeza që mbulonin fytyrën.
Gjatë grabitjes pati të shtëna. Pesë persona mbetën të plagosur, të gjithë roje sigurie, asnjë në gjendje të rëndë. Autorët vendosën eksploziv të mjetet e blinduara e dhe kanë çmontuar kasafortat. Grabitësit ngarkuan kontejnerë me para dhe u larguan duke qëlluar në ajër.
I gjithë aksioni zgjati 30 minuta.
Zyrtarët njoftuan se shuma prej afër 5 milionë eurosh ishte destinuar për pagesën e 80 zyrave postare si dhe për pensionistët.
/abcnews.al