Grabiten 20 ton çokollatë me vlerë 50 mijë euro

schedule17:58 - 22 Nëntor, 2019

schedule 17:58 - 22 Nëntor, 2019

Prezantoi dokumente të rreme dhe arriti të grabiste një ngarkesë prej 20 ton çokollatë, e cila për momentin duket se është zhdukur. Ngarkesa ishte nisur nga Austria për në Belgjikë. Autori i grabitjes, sipas mediave austriake, kishte dokumente identiteti dhe patentë të falsifikuar. Çokollata e grabitur thuhet se arrin vlerën e 50 mijë eurove.

Me sa duket nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar: ’Në vitet e fundit kemi gjithmonë e më shpesh kamionë të ngarkuar që nuk mbërrijnë në destinacion… edhe me çokollatë’, ka pranuar një zëdhënës i policisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!