Gra të lidhura me djem të rinj? Stivens: Pasione seksuale, Dasara: Do ta rrahi 22 vjeçarin!

schedule18:17 - 10 Shkurt, 2021

schedule 18:17 - 10 Shkurt, 2021

Në programin Abc e Pasdites me Ermal Peçin u diskutua ditën e sotme për diferencën e moshës në dashuri, ku të ftuar ishin Stivens Bulku dhe Dasara Karaeskaj. Stivens tha gjatë bisedës se gazetarja Dasara Karaeskaj e ka frymëzuar shpesh herë.

Në këtë moment Ermali i “ngacmon” të dy nëse e mendojnë se ata mund të ishin një çift i mundshëm. Kjo pyetje krijoi të qeshura në studio, ndërkohë që Stivi shtoi se nuk ishte e mundur të kishin një lidhje mes tyre, pasi ishin të dy shumë të çmendur.

“Me Dasarën jo. Do kisha bërë masë, është e çmendur. Kjo e çmendur unë e çmendur do pushtonim botën, mua më duhet dikush që të më mbledhë”.

Ndërsa fokusi ishte tek marrëdhëniet me diferencë në moshë si për meshkujt dhe femrat, Ermali e pyet Dasarën nëse paragjykohet në vendin tonë një femër që krijonte marrëdhënie me partner më të vogël në moshë.

“Paragjykimi im ishte një tjetër. Duke qenë se partneri im ishte shumë simpatik, i ri në moshë dhe I huaj bindja e klientes në një salon bukurie (kur e pa partnerin tim) që unë duhej të kisha ndonjë të huaj të madh në moshë, të ndarë nga gruaja, me shumë fëmijë. Dhe nuk pati pikën e cipës të më thoshte “ua po pse ky është partneri yt? Qenka shumë i ri dhe simpatik”.

Por, si është në ditët e sotme raporti me diferencë në moshë? Vërtet ekziston dashuria?

Stivens tha se në ditët e sotme në raportet me partnere mbi 35 vjec për djemtë e rinj është preference seksuale dhe ana monetare sepse janë më të pavarura. Dasara shtoi se nuk beson tek këto lidhje, madje me shaka tha se femra e madhe mund ta rrahi partnerin 22 vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!