Goxhaj: Zelenskyy po bën të njëjtat gabime si paraardhësit e tij. Koloneli: Deri në 2027, ushtria ruse më e fuqishmja në Europë

schedule21:41 - 29 Prill, 2024

schedule 21:41 - 29 Prill, 2024

Ushtria ruse një javë më parë kreu një sulm brutal në rajonin e Donetskut, me tanket e modifikuara të quajtura tanket “breshka”. Megjithatë, në sulmin e dytë të kryer të shtunën ata e pësuan rëndë nga artileria ukrainase, që kishte organizuar pritë për ta derisa po lëviznin në një zonë të gjelbëruar.

Lidhur me sulmet e organizuara nga rusët kundër Ukrainës po diskutohet këtë të hënë në emisionin “360 Gradë”.

Ish-oficeri Dritan Goxhaj ka deklaruar se: “Rusët nuk kanë qëllim të marrin territorin. Nuk është pretendim i pushtimin. Zelenskyy po bën të njëjtat gabime që kanë bërë të tjerët para tij”.

Ndërsa, kapiteni Artur Meçollari ka thënë se: “BBC thotë se janë numër të gjitha varret dhe janë 50 mijë rusë të vrarë. Kanë kaluar dy vjet dhe le të kujtojmë javën e parë. Makina ngecnin rrugës dhe brenda një javë janë vrarë shumë ushtarë”.

Në një lidhje me Skype nga SHBA, koloneli Çlirim Toci theksoi:

“Unë do të them diçka, nuk do të bëj propagandë ruse. Po ta keni dëgjuar sipas të gjithë informacionin, ka një miliardë dollarë kur janë nisur me shpejtësi nga burime dhe jo nga SHBA. në territorin e Ukrainës mund të ketë trajnues, edhe pse asnjë vend nuk ka deklaruar publikisht. Në territorin rus vazhdojnë trajnimet, nuk mund të them që në territorin e Ukrainës ka ushtarak.

Deri në vitin 2027, ushtria ruse do të jetë ushtria më e fuqishme në Europë, pas ushtrisë amerikane”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!