Jurgen Goxha janarin e shkuar la Erzenin dhe iu bashkua Tiranës dhe luajti disa ndeshje. Në verë, dike parë hapësirat që do të ishin të pakta, pranoi ofertën e Bylisit. Sot i shënoiu bardhebluve, ekipit për të cilin bën tifozllëk.
“Nuk kishte vend për hakmarrje. Ishim përgatitur për të fituar. U kisha thënë shokëve që po të shënoja nuk do festoja. E kisha parandjerë golin . Jam tifoz i Tiranës, por jam maksimumin për Bylisin”, tha mes të tjerash Goxha
“Zgjedhja e Bylisit? Kam folur edhe me ekipe të tjera, por më pëlqeu presidenti Kapllanaj me ambiciet e tij. Kishte bërë disa afrime të mira dhe thashë pse të mos jem pjesë e këtij grupi të bukur dhe të bëjmë gjëra të mira”.
“Largimi nga Tirana? E pashë që nuk do luaja me afrimet e bëra te Tirana. Zgjodha të ikja vetë. Jam 26 vjeç dhe dua të luaj e të kem minutat e mia. Falënderoj Zotin që jam këtu tani”, shtoi qendërmbrojtësi
“Mos të tha Hidi të shënosh, se nuk i shënonte dot vetë dhe të festonte më pas? Po ua tregoj nëj batutë. Po i thosha që nuk festoj po shënova dhe më tha se ‘kam festuar 6 tituj dhe ti me 6 muaj nuk do të festosh po shënove”. /abcnews.al