Me “shpërthimin” e Federico Dimarco, në krahun e majtë të “zikaltërve” të Inter, anësori gjerman Robin Gosens pritet të largohet nga italianët këtë merkato vere e deri më tani kishte aludime që lidhnin 28-vjeçarin me një kalim në Bundesliga, te skuadra e Union Berlin.
Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, në garën për Gosens ka hyrë dhe skudara e Bournemouth, nga Premier League, të cilët kanë kërkuar informacion zyrtar te zikaltrit dhe gjithashtu kanë nisur edhe kontaktet me menaxherët e gjermanit.
Nga ana tjetër, Marotta e Ausilio kanë lëvizur me shpejtësi për të gjetur pasuesin e Gosens, që duket se do të jetë braziliani i Monzës Carlos Augusto. Ky i fundit pritet të transferohet në Milanon zikaltër në një formulë shkëmbimi kokë më kokë me mesfushorin Stefano Sensi. /i.m /abcnews.al