Goro në burg, Athina në festë? Laert Vasili: Dy kapedanët e rinj të Himarës pas hekurave, urime SPAK-ut!

schedule22:30 - 25 Mars, 2024

schedule 22:30 - 25 Mars, 2024

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin 360 gradë në ABC News foli për arrestimin e Jorgo Goros. Gjatë kësaj interviste, Vasili u shpreh se SPAK e ka trajtuar me shumë seriozitet këtë çështje dhe se nuk duhet të heqë dorë deri sa drejtësia të vendoset në vend.

“Sot dy kapedanët e rinj të Himarës gjenden pas hekurave të burgut. Kryebashkiaku në detyrë dhe pretenduesi. Këtu kemi SPAK që nuk sheh as majtas as djathtas. I mori shumë seriozisht akuzat… Shteti i së drejtës është shteti i së drejtës dhe SPAK-ut urime ,‘pushka top’, vazhdoni”, ka thënë ndër të tjera Laert Vasili.

Nga ana e saj gazetarja Anduena Llabani u shpreh se Jorgo Goro është mbajtur në vëzhgim dhe prej gati katër muajsh është përgjuar.

“Arrestimi i Jorgo Goros pritej dhe këtë e kam thënë. SPAK ka mënyrat e veta të hetimit. Jorgo Goro ka 4 muaj që mbahet në përgjim total. Këto janë metoda speciale të hetimit që SPAK i përdor për të pasur më shumë informacione rreth rrethit me të cilët bashkëpunonte. Jorgo Goro e dinte që do të arrestohej, thjeshtë i është dhënë garanci nga politika se nuk do të përfundonte në burg. Ka 4 mijë tituj pronësie për të cilat ka falsifikime nga Bashkia e Himarës për të cilat po heton. Nuk po them që Jorgo Goro i ka bërë të gjitha këto”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!