Google Translate së shpejti do të transkriptojë materialet me zë!

schedule22:03 - 30 Janar, 2020

schedule 22:03 - 30 Janar, 2020

Google Translate,duket se tashmë po punon që të vërë në praktikë edhe mundësinë e transkriptimit  të materialeve me zë, sikur të jetë ndonjë përkthyes i gjallë. Përdoruesit e Adroidit do të jenë dhe ato që do e kenë më të mundur këtë aplikacion brenda një kohe të shkurtër.

Aplikacioni është i ngjashëm me mënyrën se si funksionon transkriptimi në kohë reale në Google Recorder, përveç që është gjithashtu duke përkthyer fjalët e folësit, në çfarëdo gjuhe të specifikuar dhe jo vetëm t’i transkriptojë ato.

Në këtë formë, nëse jeni në një mbledhje ose ligjërate, aplikacioni do të jetë në gjendje që, pothuajse në të njëjtën kohë, të krijojë një transkriptim të përkthyer të fjalëve të folësit derisa dëgjoni së bashku.

Deri më tani, Google nuk ka dhënë detaje se si funksionon aplikacioni Translate, por në një regjistrim të bërë gjatë një aktiviteti në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, shihet se si funksionon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!