Google tani mund të heqë imazhet e të miturve nga rezultatet e kërkimit

schedule10:34 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:34 - 28 Tetor, 2021

Google ka lançuar një funksion të ri, i cili do të lejojë heqjen e fotografive të personave nën 18 vjeç nga rezultatet e kërkimit. Personat që mund të përdorin funksionin janë vetë të miturit, kujdestarët e tyre, prindërit ose përfaqësuesit e autorizuar. Veçoria u njoftua në Gusht por tani Google e ka shpërndarë gjerësisht dhe ka krijuar një faqe ndihme, sipas The Verge.

Personat që ngrenë një kërkesë duhet të japin URL-të e imazheve që duan të hiqen nga rezultatet e kërkimit, termat e kërkimit që çuan në ato imazhe, emrin dhe moshën e të miturit, si dhe emrin dhe marrëdhënien e individit që mund të veprojë në emër të tyre – një prind ose kujdestar.

Kompania vë në dukje se do të heqë imazhet e çdo të mituri “me përjashtim të rasteve të interesit publik të detyrueshëm ose rëndësisë së lajmeve”. Njerëzit duhet të kenë parasysh gjithashtu se heqja e imazheve nga rezultatet e kërkimit nuk do të thotë se ato janë hequr nga ueb-i. Ata thjesht nuk do të shfaqen në rezultatet e kërkimit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!