Google Play Protect bllokon aplikacionet e Xiaomit

schedule18:36 - 20 November, 2019

schedule18:36 - 20 November, 2019

Pajisjet Android Xiaomi vijnë me një ndërfaqe të modifikuar të përdoruesit, si dhe shumë aplikacione të parainstaluara që përfshijnë reklama që asnjë prej përdoruesve nuk i kërkon.

Mbledhja e të dhënave të përdoruesëve me qëllimin shfaqjen e reklamave të personalizuara ka shkaktuar bllokimin e Google Play Protect. Mesa duket këtë herë kompania ka shkuar pak larg me modifikimet e reja.

Disa përdorues kanë raportuar të kenë marrë një mesazh pop-up nga Google Protect, duke i informuar ata se përditësimi i Aplikacioneve të Shpejta ishte bllokuar sepse “Aplikacioni mbledh të dhëna që mund të përdoren për të gjurmuar përdoruesit.”

Edhe pse aplikacioni Quick Apps nuk është i disponueshëm në Google Play Store shpërndahet përmes platformës së Xiaomi.

Si shkak i këtij bllokimi,  Xiaomi në një njoftim për shtyp ka thënë se problemi ishte shkaktuar nga ndryshimet në algoritmin Play Protect, duke siguruar përdoruesit që aplikacioni ishte absolutisht i sigurt./abcnews.al