Google lëviz për t’i bërë aplikacionet Android më private

schedule03:02 - 17 Shkurt, 2022

schedule 03:02 - 17 Shkurt, 2022

Plani i Google për të kufizuar gjurmimin e të dhënave në shfletuesin e tij Chrome është zgjeruar për të mbuluar aplikacionet në telefonat inteligjentë të bazuar në Android. Projekti i tij i ashtuquajtur Privacy Sandbox synon të frenojë sasinë e të dhënave të përdoruesit që reklamuesit mund të mbledhin. Rivali Apple tani detyron zhvilluesit e aplikacioneve të kërkojnë leje nga përdoruesit përpara se t’i gjurmojnë.

Lajmi do të jetë një goditje për kompanitë si Meta, të cilat mbështeten në vendosjen e kodit të tyre në aplikacione për të gjurmuar sjelljen e konsumatorëve  raporton gazetarja Jane Wakefield  e “BBC-së”. Kompania Meta tha këtë muaj se ndryshimet e Apple do t’i kushtonin 10 miliardë dollarë këtë vit. Sistemi operativ Android i Google përdoret nga rreth 85% e pronarëve të smartfonëve në mbarë botën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!