Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pas gjetjes së gomones së fshehur në kamionin me jonxhë në fshatin Babicë në Vlorë.
Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se sipas policisë mësohet se të arrestuarit akuzohen për trafikim të mjeteve motorike dhe të agrikulturës.
Në cilësin ë eprovës material është sekuestruar një eskavator dhe një gomone.
Gjithashtu është ndaluar ndërkohë pronari i objektit ku fshiheshin mjetet e pretenduar si të trafikuara./abcnews.al