Mbrëmjen e së enjtes policia italiane në Pulia ka ndaluar një gomone me 1.5 ton marijuanë në brigjet e Maria di Leuka. Dy skafistët shqiptarë, më pas të arrestuar, hodhën një pjesë të sasisë së drogës në det dhe u përpoqën të largoheshin. Por pas ndalimit nga policia italiane, në gomone u gjetën 71 pako me marijuanë me peshë 1.5 ton, e cila kap vlerën e 15 milion eurove.
Gomonia ishte e gjatë 10 metra dhe ishte modifikuar me dy motorë të fuqishëm. Dy shqiptarët e arrestuar akuzohen për mbajtje dhe trafik ndërkombëtar substancash narkotike./abcnews.al