“Gomezit i uroj fat”, Gasperini: Fjala titull jo në fjalorin tim, Ilicic mund të bënte më mirë

schedule21:43 - 23 Janar, 2021

schedule 21:43 - 23 Janar, 2021

Atalanta vazhdon të jetë një skuadër e frikshme dhe sot ia tregoi këtë edhe Milanit, duke e mundur pastër me shifrat 0-3. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i bergamaskëve, Gasperini. Ai nuk e ka në fjalor fjalën titull dhe në lidhje me largimin e Gomez te Sevilla i uroi më të mirat argjentinasit.

“Duhet të them se Ilicic ishte shumë mirë, megjithëse kishte disa situata që mund t’i shfrytëzonte më mirë. Ai shpesh e gjente veten në zonë të favorshme. Mendoj se bëri një ndeshje të shkëlqyer si gjithë të tjerët. Ishte një nga paraqitjet më të mira, por për shkak të mënyrës sesi luajtëm kundër kryesuesve të renditjes. Mendoj se sonte ishim më superiorë.

 

Ne kemi qenë gjithmonë efektivë, kemi ndryshuar mënyrën e lojës. Ushtrojmë më shumë presing ndaj kundërshtarit, mjafton të shohësh statistikat. Ne duam të qëndrojmë në grupin e më të mirëve, ata që luftojnë për Champions League. Kjo është ajo që unë mendoj se është brenda mundësive tona, edhe nëse kundërshtarët janë të fortë. Emrat e mëdhenj nuk janë jashtë loje, ata janë të gjithë brenda.

Titulli? Shumë e vështirë, nuk mund ta vendosni në fjalorin tim fjalën titull. Unë thashë që do të flasim për të në 25-26 ditë, këtë vit do të jetë kështu. Në më mirë pa tifozë? Nuk e di. Kam menduar për ndeshjen kundër Valencia.

Futbolli ka ndryshuar, ne po arrinim rezultate edhe në atë kohë, ne gjithashtu vazhduam të fitonim në Champions League. Sigurisht nëse luani në Amsterdam ose Liverpool me tifozë është më e vështirë, por ne kemi fituar më shumë personalitet ndaj ekipeve të rangut të lartë. Papu Gomez te Sevilla? Nuk e di akoma, kudo që të shkojë i uroj më të mirën”, u shpreh Gasperini. /abcnews.al