Goli më i bukur i Botërorit…

schedule22:01 - 10 Prill, 2018

schedule 22:01 - 10 Prill, 2018

Goli më i bukur në finalet e Kupës së Botës është ai i meksikanit Manuel Negrete në Botërorin e vitit 1986. Kjo u vendos nga tifozët në votimin e bërë në internet.

Goli i Manuel Negrete në përballjen mes Meksikës dhe Bulgarisë në Botërorin e 1986 është përzgjedhur si më i bukuri i të gjitha kohërave në një fazë finale. Verdikti është dhënë nga tifozët që pëlqyen më shumë roveshatën në hyrje të zonës të mesfushorit.

Përzgjedhja u bë mes 32 golash nga 31 Marsi deri më 9 Prill në faqen e Kupës së Botës në Facebook. Perla e Negrete kaloi në finale atë të Eder. Braziliani realizoi nga jashtë zonës në takimin me Bashkimin Sovjetik në 1982-n.

Të tjerë gola të bukur nuk janë preferuar, ku mund të kujtojmë atë të Pelle në 1958-n ndaj Suedisë, atë të Maradona në 1986-n ndaj Anglisë apo i Bergkamp ndaj Argjentinës në 1998-n./abcnews.al