Serge Gnabry ka shkëlqyer këtë sezon me Bayern Munchen. 25-vjeçari ka shënuar 20 gola në të gjitha kompeticionet dhe tenton triumfin në Champions League pas sukseseve në kampionat dhe Kupën e Gjermanisë.
Skuadra bavareze do të luajë të premten kundër Barcelonës për një vend në gjysmëfinalet e këtij turneu. Sulmuesi i djathtë po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës, teksa po i shkojnë vaj edhe gjërat jashtë fushave.
E dashura e re quhet Sandra Jerze, modelja zvicerane me origjinë nga Etiopia. Të dy kanë nisur të frekuentohen në mars dhe vetëm muajin e kaluar e bënë publike lidhjen e tyre.
Korrikun e kaluan duke pushuar në ishujt e Greqisë dhe Gnabry është me i karikuar se kurrë për t’i shënuar ekipit katalanas dhe për të ndihmuar ekipin të fitojë tripletën. /abcnews.al