Goli i parë si romanist, Kumbulla: Merita e Mkhitaryan, vuajtëm në fushë sintetike

schedule22:33 - 22 Tetor, 2020

schedule 22:33 - 22 Tetor, 2020

Marash Kumbulla ka gjetur golin e parë si romanist. Verdhekuqtë fituan 1-2 me përmbysje jashtë fushe me Young Boys, duke marrë tre pikët e para në fazën e grupeve në Europa League. 20-vjeçari nga Malësia e Madhe realizoi golin e fitores në minutën e 74-t.

Kros nga e djathta i armenit Mkhitaryan dhe finalizim me kokë i mbrojtësit kuqezi. Kumbulla ndihet i lumtur dhe në prononcimin e dhënë pas ndeshjes tha këto fjalë: “Ndeshje e vështirë, pasi nuk jemi mësuar të luajmë në një fushë sintetike.

 

Shumë skuadra nuk ia dalin të bëjnë mirë në këto lloj fushash. Goli? Mkhitaryan bëri një krosim të bukur dhe m’u desh shumë kohë ta dërgoja në rrjetë. Jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit Fonseca“, deklaron Marash Kumbulla. /abcnews.al