Ernest Muçi mund të ketë shënuar golin e titullit kampion në derbin e djeshëm kundër Partizanit. Sulmuesi shmangu humbjen e Tiranës, që ruan kryesimin në Superiore. Për të ishte goli i gjashtë në kampionat, në 18 ndeshje të luajtura deri më tani.
Vetëm pesë herë i është besuar formacioni, pasi trajnerët kanë preferuar të luajnë me Ngoo në majtë të repartit ofensiv. Gjithsesi, mesatarja e golave të Muçit është e mirë, pasi ka realizuar në më pak se 100 minuta për ndeshje.
Menaxheri i njohur, Shkumbin Qormemeti, pas golit të Muçit ka vendosur të lëshojë një mesazh përmes rrjeteve sociale. Ai ka postuar videon ku sulmuesi tund rrjetën e Partizanit, ndërkohë që shkruan: “Ernest Muçi, ti u tregove atyre që meriton më shumë, që je një luan dhe një njeri që kurrë nuk dorëzohesh”. /abcnews.al