Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E mundim Serbinë me top (futbolli)/ Shqipëria mposht 1-0 Serbinë, rihap garën për Botërorin

schedule22:41 - 11 Tetor, 2025

schedule 22:41 - 11 Tetor, 2025

Rruga drejt Botërorit është hapur. Por sido që të shkojë Shqipëria e ka fituar Botërorin e saj. Kuqezinjtë ë bëjnë ndeshjen e jetës dhe fitojnë 1-0 Serbinë në shtëpinë e saj. Një revansh i vërtetë, falë këtij goli të Rei Manaj, që heshti një stadium armiqësor me vërshëllimën e himnit dhe thirrjet anti shqiptare gjatë gjithë ndeshjes.

Deri te goli, skuadra kuqezi bëri një sfidë të kujdesshme, ndërsa në ato pak dalje përpara vendosi në vështirësi serbët.

Këta të fundit kishin edhe rastet më të mira, ndërsa në minutën e 29-të, Vlahoviç I shkoi shumë pranë epërsisë.

Me fat Shqipëria, pasi devijimi i sulmuesit të Juventus shkoi shumë pranë shtyllës së majtë.

Loja kishte të njëjtën pamje, deri kur Manaj do të thyente sfidën në nisje të shtesës së pjesës së parë. Pas karambolit në zonë, goditja e sulmuesit ishte e pakapshme. E tillë edhe festa me shqiponjë, që e ndëshkoi me karton të verdhë. Por ky ishte një ndëshkim i ëmbël…

Kaq për pjesën e parë, ndërsa ashtu siç pritej me rikthimin në fushë, vendasit ishin më kërkues.

Por gjithmonë të kujdesshëm në mbrojtje kuqezinjtë, që momentin më të rrezikshëm në portë e kishin në minutën e 62-tëm, kur sërish Vlahovic goditi keq.

Me kalimin e minutave, këmbët e serbëve u lodhën dhe nervat e tendosën, ndërsa rrezikshmëria e tyre ra.

Në fund, Bajrami I hedhur në fushë si zëvendësues bashkë me Dakun kishte në këmbët e tij golin e KO, por I vetëm me portierin gaboi.

Por ankthi kuqezinjve, atyre në fushë dhe miliona të tjerëve në të gjithë botën u shua me vërshëllimën e fundit të arbitrit, që vulosi fitoren më të rëndësishme të kombëtares.

Me këtë sukses, kuqezinjtë thuajse sigurojnë vendin e tyre në play off e  Botërorit, duke lënë pas me katër pikë Serbinë../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!