Goli i Kukësit dhe pretendimet e Bylisit, Starova flet në Pressing

schedule22:58 - 27 Janar, 2020

schedule 22:58 - 27 Janar, 2020

Sulejman Starova, trajneri i njohur, është i ftuar në emisionin “Pressing”, në ABC News, aty ku analiza e tij është gjithmonë e saktë dhe merr vëmendje të madhe. Bobi e nisi fjalën e tij me golin e Kukësit kundër Partizanit, për të folur më pas dhe për tema të tjera.

GOLI I KUKËSIT – “Kemi bërë vërejtje, kemi shembullin pozitiv që një gol që e eliminon ‘Goal-Line Technology”, do të shuante shumë polemika. Komisioni vazhdon të kursejë lekë. Edhe unë do të vazhdoj ta ngre këtë si problem. E kemi diskutuar për montimin e aparaturave, si dhe dhomën e VAR. Kanë shpenzimet e veta, e kuptoj shumë mirë, por minimalja është që çdo ndeshje, 5 ndeshje ka një javë, të ketë 6 arbitra për ndeshje”.

BYLISI – “Liga funksionon? Po? Beso, Gjici, të gjithë presidentët, pse nuk mblidhen njëherë këto? Mbledhje te Liga, jo falso. Në qoftë se funksion Liga, le të mblidheshin direkt. Tani është shumë vonë, Bylisi nuk i merr më ato 13 pikë. Puna është që jeni pak me vonesë, kampionati ka ardhur aty ku nuk mban më, çdo gabim gjyqtari rëndon në klasifikim, te xhepi i presidentëve”./abcnews.al