Kukësi-Tirana prodhoi polemika edhe pas ndeshjes, për shkak të disa rasteve të dyshimta. Një gol i anuluar për verilindorët solli edhe deklarata të ndryshme. Sigurisht nuk mund të flitej për të dhe rastet e tjera në emisionin “Pressing” në ABC, ku specialisti i gjykimit, Bujar Pregja, dha mendimin e tij.
“Kemi të bëjmë me një faull, mendoj se është prekur këmba e lojtarit të Tiranës dhe është faull. Gjithsesi është jashtë zone, dukshëm. Pastaj kemi edhe një rast penalltie që kërkohet nga Kukësi. Mendoj se nuk kemi të bëjmë fare me faull, pasi lojtari i Tiranës nuk ka lëvizur dhe shkon e përplaset vetë lojtari i Kukësit aty”.
https://streamable.com/p98pvh
“Goli i anuluar? Ky është rasti më i diskutueshëm dhe bëhet fjalë për një pozicion të vështirë, që ndoshta me VAR do të përcaktohej saktë nëse kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje ose jo. Dua të them që në raste të tilla, ku asistenti është i vendosur mirë, kur ka dyshime duhet lejuar vazhdimi i lojës.
Mendoj se duhet ta vazhdonte loja. Është rast i dyshimtë dhe duhet VAR për ta vendosur. Në rastet e dyshimta duhet të favorizuar sulmi. Është rast shumë i vështirë dhe nuk duhet fajësuar shumë asistenti në këtë rast”, u shpreh gjatë diskutimit specialisti i gjykimit, Bujar Pregja. /abcnews.al