Dritan Mehmeti kërkon një sulmues në skuadrën e tij dhe te Partizani janë në bisedime me disa. “Panorama Sport” ka publikuar dy emra që kanë luajtur së fundmi në vendet skandinave.
Ryan Moon është njëri prej tyre. Sulmuesi, 25 vjeç, vjet ishte pjese e Varberg në Superligën e Suedisë dhe shënoi 7 gola në 25 ndeshje (14 titullar).
Në të shkuarën ai ka luajtur vetëm në Afrikën e Jugut, me Maritzburg United, Kaizer Chiefs dhe Stellenbosch.
Sulmuesi tjetër është Darren Smith, i cili në dy vitet e fundit është aktivizuar në Finlandë. Me EIF në ligën e dytë ka realizuar 17 gola në 22 ndeshje, kurse me Honka në elitën e futbollit finlandez 8 gola në 24 ndeshje (8 titullar).
Më parë edhe ai ka luajtu në Afrikën e Jugut, me AmaZulu, Stellenbosch, Santos, SuperSport United dhe Ubuntu Cape Toën. / abcnews.al