Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goleadë Elbasanit dhe aksident në aksin Durrës-Tiranë, Egnatia ia hedh paq

schedule18:58 - 30 Shtator, 2020

schedule 18:58 - 30 Shtator, 2020

Egnatia ka zhvilluar një miqësore me Elbasanin, që e ka fituar me rezultatin e thellë 6-0. Rrogozhinasit pas ndeshjes kanë përjetuar një eksperiencë jo të mirë, pasi mjeti lëvizës me të cilin udhëtonte një pjesë e skuadrës ka pësuar aksident.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe klubi i Egnatias njofton si më poshtë: “Fugoni i futbollistve është përfshirë në një aksident rrugorë në autostradën Durrës-Tiranë .

Klubi sqaron opinionin sportiv dhe publik se gjithçka është kaluar pa probleme, duke mos pasur asnjë të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Faleminderit”.

Sa i takon ndeshjes, Egnatia ka fituar me golat e Shtubinës, Artur Magani, Allmuçës, Xhemalajt, Elezit dhe Brahimajt. Rrogozhinasit kanë bërë përforcime të rëndësishme gjatë merkatos dhe synimi i tyre është ngjitja në Kategorinë Superiore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!