U luajtën sot gjashtë ndeshje të Kupës së Kosovës. Ishin katër skuadra të Superligës së Kosovës në fushë dhe vetëm Besa nuk arriti të kualifikohet në raundin tjetër, teksa u mund nga Istogu me shifrat 0-2.
Prishtina fitoi me goleadë ndaj Kosova VR, ndërsa Ballkanit i mjaftoi një gol në ndeshjen me Dardana. Llapi arriti të fitojë gjithashtu dhe mundi Onix me shifrat 2-4.
Në ndeshjen tjetër mes A&N dhe Kika vendasit fituan me shifrat e thella 5-1. Flamurtari-Drenasi ishte ndeshja e vetme që kaloi në shtesë dhe u mbyll 2-1, për vendasit.
90 minutat përfunduan ne barazim 1-1. Nesër do të luhen pesë takime të tjera të Kupës së Kosovës dhe në fushë do të jenë sërish katër ekipe të Superligës. /abcnews.al
KUPA E KOSOVËS
Besa – Istogu 0-2
Flamurtari – Drenasi 2-1 (në shtesë)
A&N – Kika 5-1
Shënues: Kocev, Gashi (2), Hyseni)
Dardana – Ballkani 0-1
Kosova VR – Prishtina 2-6
Shënues: Cahani/ Maliqi, Prapashtica, Pefqeli, Uka, Gavazaj)
Onix – Llapi 2-4

