Goldi Halili: Triumfi në derbi, shkëndijë pas trishtimeve të shumta

schedule21:28 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 21:28 - 13 Dhjetor, 2019

Goldi Halili, vajza e presidentit Refik Halili, ka folur në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ajo e cilësoi një shkëndijë të bukur triumfin e Tiranës në sfidën me Partizanin, ditën e sotme.

“Nuk kam kontaktuar akoma me familjarët e mi. Ishte shkëndijë e bukur pas gjithë trishtimit që kemi përjetuar si komb. Jam krenare për atë që dhanë djemtë në fushë. Pas shumë trishtimeve doli dielli, lindi buzëqeshja dhe erdhën ditë të bukura”, tha Halili.

Tirana me këtë fitore u ngjit në vendin e katërt për momentin, duke ngushtuar në tre pikë diferencën me Partizanin kryesues. Nesër luhen takimet e tjera dhe situata do të ndryshojë sërish në renditje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!