Golden State Warriors kanë barazuar 1-1 serinë e finaleve ndaj Boston Celtics, pasi triumfuan në ndeshjen e dytë me rezultatin 107-88 Boston Celtics.
Gjysma e parë e ndeshjes ishte gati e barabartë, me “Luftëtarët” që shënuan 2 pikë më shumë. Në fund të periodës së tretë ata e çuan diferencën 23 pikë.
Steph Curry ishte lideri i Warriors, pasi realizoi 29 pikë, 4 asiste e 6 rebound. 28 pikët e Jayson Tatum nuk mjaftuan për Celtics. / abcnews.al