Pak kohë më parë, Gold AG kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren Ermira Shkodra. Kohët e fundit është spekuluar se çifti është në pritje të fëmijës së parë, megjithatë ata kanë preferuar të mos komentojnë asgjë mbi këtë çështje.
Ndërsa vera ka kaluar, pas pushimeve reperi i është drejtuar studios muzikore për të punuar mbi projektet e reja. Përmes një postimi në rrjete sociale, autori i hitit “Shqiptar” ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për një projekt, por për disa, të cilat pritet të publikohen brenda këtyre tre muajve.
“Keni çka me pritë në Shtator, Tetor e sidomos në Nëntor”, ka shkruar reperi krahas fotos, ku shfaqet nga studioja muzikore. Ndërkohë, kujtojmë që projekti më i fundit i reperit mban titullin “Prishtina”, një bashkëpunim me Albina Kelmendin që pati një impakt të mirë tek publiku. xh.d/abcnews.al