Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e radhës, ku pritet të dekretohet një ligj i veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.
Kushteta në Kosovë i lejon martesat e gjinisë së njëjtë, por deri më sot nuk janë lejuar me “Kodin Civil” dhe “Ligji për familjen”.
Lidhur me këtë, në rrjet ka pasur reagime të shumta, ku kishte edhe nga ata pro edhe nga ata kundër. Për këtë ka reaguar edhe reperi, Gold Ag, ku përmes një postimi ka treguar se ai është kundër.
“Kush e voton së pari vet le ta provon”, ka shkruar ai.
Ndërsa, sot pritet të shihet se çfarë do të ndodhë më konkretisht./abcnews.al