Gold AG është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare. Ai numëron një sërë këngësh në repertorin e tij, të cilat janë kthyer menjëherë në hite. Reperi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit edhe për jetën private.
Pak muaj më parë, autori i hitit “Shqiptar” kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij, Ermira Shkodra. Ndërkohë, që kohët e fundit është spekuluar se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithëse nuk dihen detaje të tjera mbi gjininë e fëmijës dhe në çfarë muaji të pritjes së ëmbël është Ermira.
Së fundmi, reperi është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto kur ka qenë i vogël. Gold AG ka zbuluar se fotoja është realizuar kur ka qenë vetëm 7-vjeç. “Fotografia për librezën e klasës së parë. 1993”, ka shkruar Gold Ag krahas postimit.
Ndërsa përsa i përket muzikës, projekti më i fundit i reperit mban titullin “Prishtina”, një bashkëpunim me Albina Kelmendin dhe që numëron afro 5 milion klikime në Youtube. xh.d/abcnews.al