Golashënuesi më i mirë i Superiores, sfida e fundit Nwabueze-Shkurtaj

schedule11:40 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:40 - 29 Korrik, 2020

Superiorja mbyllet sot, ndërkohë që mbetet të përcaktohet golashënuesi më i mirë i kampionatit. Kyrian Nwabueze është deri më tani shënuesi më i mirë i kampionatit, me 23 gola të realizuar. Sulmuesi i Laçit normalisht është i favorizuar dhe do mundohet të shënojë edhe sonte kundër Teutës.

Gjithsesi i pari do ta ketë mundësinë të zbresë në fushë Vasil Shkurtaj, autor i 20 golave në 29 ndeshje. Kukësi i tij do të përballet me Luftëtarin dhe vlonjati do kërkojë ta ndëshkojë ish-skuadrën e tij. Nëse e barazon me gola Nwabueze, ai është i favorizuar për shkak se ka shënuar 7 fola me penallti, kundrejt 9 të amerikanit të Laçit.

Këtë sezon një numër të lartë golash ka shënuar edhe Sherif Kallaku. Mesfushori e ka gjetur 14 herë rrugën e rrjetës, 6 herë me penallti. Nga 12 gola kanë shënuar edhe Michael Ngoo (Tirana) dhe Redon Xhixha, me ndryshimin që nuk kanë realizuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. /abcnews.al