Ditë miqësoresh edhe sot. Apolonia dhe Flamurtari u përballën mes tyre, në një ndeshje që pati plot nëntë gola me autorë të ndryshëm. Pas 90 minutave ishin fierakët ata që triumfuan me rezultatin 4-5, teksa shënuan Sota, Eyoh, Andoni, Omeri dhe Kumani.
Në Elbasan vendasit u përballën me Besën, që fitoi me rezultatin 1-3. Kacbufi dhe Lila dy herë shënuan për verdhezinjtë, që janë përforcuar këtë verë dhe do tentojnë të luftojnë të ngjiten në Kategorinë Superiore.
Përballje fqinjësh në Pogradec, ku vendasit mposhtën Devollin e rënë në Kategorinë e Dytë me shifrat 2-1. Shkulaku dhe Topllari realizuan golat e liqenorëve, kurse për skuadrën nga Bilishti shënoi Pere me penallti. /abcnews.al
Flamurtari-Apolonia 4-5
Shënues: Haruni, Muccollari, Gashi dhe Mukoi/ M.Sota, Ejoh, Andoni, Omeri, Kumani
Elbasani-Besa 1-3
Shënues: / Kacbufi, Lila (2)
Pogradeci-Devolli 2-1
Shënues: Shkulaku, Topllari / Pere (pen.)