Gola dhe përmbysje të çmendura, spektakël në Champions League

schedule23:03 - 23 Tetor, 2019

schedule 23:03 - 23 Tetor, 2019

Janë mbyllur gjashtë sfidat e orës 21:00 në Champions League, të vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve. Interi ka triumfuar pastër me rezultatin 2-0 kundër Dortmundit, falë golave të Martinez dhe Candreva. Madje, sulmuesi argjentinas humbi dhe një penallti.

Barcelona ka triumfuar 1-2 në Çeki përballë Slavia Prague, ku protagonist ishte Olayinka. Sulmuesi nigerian shënoi autogol, duke i dhënë fitoren 1-2 Barcelonës. Messi shënoi golin e parë, ndërsa Boril barazoi provizorisht.

Liverpool shkatërroi 1-4 ekipin e Genk në Belgjikë. Chamberlain shënoi një dopietë, ndërsa Mane dhe Salah gjetën rrjetën në pjesën e dytë. Sfida mes Lille dhe VAlencias u mbyll në barazim 1-1, ndërs Benfica triumfoi në fund përballë Lyon, me rezultatin 2-1.

Në Austri, u zhvillua një sfidë e çmendur mes Salzburgut dhe Napolit. Ky takim u mbyll me rezultatin 2-3. Haaland shënoi një dopietë për Salzburg, ndërsa Mertens për Napolin. Golin e fitores e shënoi Insigne./abcnews.al

Champions League, raundi 3

Benfica – Lyon  2-1
Silva 4′, Pizzi 86′ / Depay 70′

Genk – Liverpool  1-4
Odey 88′ / Chamberlain 2′ 57′, Mane 77′, Salah 87′

Inter – Dortmund  2-0
Martinez 22′, Candreva 89′

Lille – Valencia  1-1
Ikone 90+5′ / Cheryshev 63′

Salzburg – Napoli  2-3
Haaland 40′ 72′ / Mertens 17′ 64′, Insigne 73′

Slavia Prague – Barcelona  1-2
Boril 50′ / Messi 3′, Olayinka (ag) 57′