Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gol historik në Champions League, Marquinhos si Ronaldo dhe Griezmann

schedule12:56 - 29 Prill, 2021

schedule 12:56 - 29 Prill, 2021

Champions League mbetet objektivi i madh i PSG-së. Kampionët e Francës nuk e kanë fituar kurrë më parë trofeun prestigjioz dhe po garojnë me Manchester City për një biletë në finale.

Sfida e parë e luajtur në shtëpi, shkoi keq. Ekipi i Pochettinos humbi 1-2 dhe tani do të tentojë përmbysjen e madhe në Angli të martën e ardhshme.

Goli i vetëm u realizua nga Marquinhos. Mbrojtësi brazilian gjeti rrjetën kundërshtar me kokë pas vetëm çerek ore lojë. Një gol i veçantë për 26-vjeçarin latin.

Opta thekson se kapiteni i PSG-së është lojtari i tretë në historinë e Champions League që ia del të shënojë për dy vite radhazi në çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e këtij turneu (realizoi edhe kundër Bayernit).

Më parë e kishin arritur një gjë të tillë Cristiano Ronaldo (2011/12, 2012/13, 2013/14) dhe Antoine Griezmann (2015/16, 2016/17). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!