Sezonin e mbyllën siç duhet. Dy prej lojtarëve shqiptarë ishin protagonistë për ekipet e tyre në botë. Jasir Asani u kthye më në fund të goli pas gati dy muajsh, duke kaluar një minikrizë.
Lojtari sulmues I krahut mori përsipër një 11-metërsh në ndeshjen që ekipi i tij, Kuangju, e barazoi 1-1 në fushën e rivalit, Daegu.
Asani realizoi në minutën e 43-të, dhe këtë edicion ka gjithsej 4 rrjeta në kampionatin e Koresë së Jugut dhe 13 gjithsej, duke qenë një nga shënuesit më të mirë të Championsit të Azisë, me 9 goditje të sakta.
I rëndësishëm edhe Ernest Muçi në Superligën e Turqisë.
Lojtari ofensiv luajti titullar në përballjen që Beshiktashi e fitoi 4-0 në fushën e Bodrumsporit, dhe në minutën e 12-të krijoi golin e parë të shënuar nga Mustafa.
Po ashtu, shqiptari ishte aktiv edhe në vazhdim duke qenë vendimtar në aksionin e golit të tretë të shënuar përsëri nga Mustafa në minutën e parë shtesë.
Muçi e mbylli një sezon të vështirë në mënyrë pozitivë duke shënuar 4 gola e shërbyer 3 asistë në kampionatin turk.
Në total, në sezon ai pati 7 rrjeta dhe 4 asistë./abcnews.al

