Godole: Është instaluar kultura e pandëshkueshmërisë, si mund të justifikohet krimi

schedule08:36 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 08:36 - 10 Dhjetor, 2020

Jonila Godole duke komentuar vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i policisë, tha se është e papranueshme që të justifikohet krimi nga institucionet e larta. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, studiuesja e Shkencave të Komunikimit u shpreh se në vend është instaluar kultura e pandëshkueshmërisë, pasi kjo ndodh pothuajse në çdo ngjarje të rëndë që ndodh në vend.

“Po të ishte një shtet normal, një polici normale do të thosha se mund ta kishim marrë si një aksident dhe në vende të tjera të botës mund të ndodhë që një polic mund të kujtojë se e ka jetën në rrezik dhe qëllon. Por një vend si Shqipëria dhe një sistem që kemi ngritur duket se asgjë nuk është rastësi dhe akoma deri tani nuk kemi një variant zyrtar çfarë ka ndodhur tamam.

Të gjithë mund të jemi nesër si Klodiani, diku në një cep të rrugës sidomos që të gjithë kemi kufje në vesh, mund të mos dëgjoj fare askënd që është duke më folur. Si mund të vriten njerëzit kështu dhe pastaj një polici dhe një ministër që nuk mban përgjegjësi. Nuk ka asnjë të dorëhequr për çdo gjë që ndodh. Ne kemi instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë që nga ’90-ta, që kjo të kishte pasoja aq të mëdha dhe pas 30 vitesh.“, tha Godole.

Më tej, pedagogia u shpreh kundër protestave të dhunshme pasi mund të jetë një valë shkaktuese që mund të sjellë ngjarje të tjera të rënda.

Nuk i ndëshkuam krimet atëherë por i maskuam njësoj si tani. Nuk mbajti përgjegjësi asnjë për 1/3 e shqiptarëve që u persekutuan pa të drejtë dhe kjo është kultura që është instaluar. Por sot pas kaq vitesh është e pabesueshme të ndodhin gjëra të tilla dhe të justifikohet krimi nga institucionet e larta.

Jam kundër protestave të dhunshme në parim, sepse më duket se nuk sjellin ndonjë gjë përveçse janë një valë shkaktuese në moment, mund të kishte ndodhur diçka më e keqe. Nuk jam dhe që të sulmohen policët dhe pse kolegu i tyre ka bërë këtë gjë.”“, u shpreh Godole. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!