Në dy vitet e fundit Covid ka shtuar goditjet në tru. Mjekia neurolog Entala Basha thotë se në urgjencën e spitalit paraqiten në ditë rreth 10 pacientë. Diabeti dhe sëmundjet e zemrës të cilat neglizhohen shkaktojnë këto aksidente tek moshat mbi 60 vjeç.
Por ky shqetësim dita ditës po konstatohet te të rinjtë që përdorin substancave të forta narkotike. Pasojat janë deri në invaliditet.
“Kryesisht flasim për drogat e forta, kokainës apo heroinës.”
Mjekia shpjegon se si mund të parandalohen goditjet në tru.
“Sot ofrohen disa mënyra trajtimi që në qoftë se i sëmuri paraqitet në urgjencë brenda 3 deri në 4.5 orët e para dhe nëse ka indikacion për kryerjen e një procedure që mund të ulin shkallën e invaliditetit. Sepse dihet se stroku është i renditur i pari në botë për nga shkalla e invaliditetit.” /abcnews.al/