Goditjet e fundit në merkato, si operuan në limite Arsenali dhe Manchesteri

schedule08:16 - 6 Tetor, 2020

schedule 08:16 - 6 Tetor, 2020

Dita e djeshme ishte e fundit e merkatos dhe lëvizjet mes klubeve ishin të shumta. Më në fund Arsenal dhe Atletico Madrid arritën në një marrëveshje mes tyre. Kështu mesfushori i madrilenëve, Thomas Partey, është lojtari më i ri i “Topçinjve” të Londrës.

Operacioni i tij do t’i kushtojë plot 50 milionë euro klubit anglez dhe zyrtarizimi erdhi vetëm 23 minuta para mbylljes së afatit të caktuar. Ndërkohë nga ana tjetër është Lucas Torreira që largohet nga Arsenali drejt Atleticos.

Uruguaiani ka kaluar fillimisht në formë huazimi në Madrid. Megjithatë sipas raportimit të gazetarit italian, Fabrizio Romano, klubi spanjoll do të ketë mundësinë që ta blejë përfundimisht kartonin e tij në fund të sezonit.

UNITED – Ndërkohë dhe “Djajtë e Kuq” arritën të finalizonin dy marrëveshje përpara mbylljes së kontratës. I pari ishte mbrojtësi i Portos, Alexis Telles, i cili ka firmosur për katër vite me anglezët. Operacioni i tij i ka kushtuar plot 15 milionë euro arkave të United.

Goditja e dytë ishte Edinson Cavani. Ish-sulmuesi i PSG-së kishte disa muaj që ishte pa ekip dhe vetëm ditën e djeshme gjeti akordin me drejtuesit e Manchesterit. Raportohet se bomberi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin për ta rinovuar atë dhe për një vit tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!