Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditje zyrtarëve të qeverisë para zgjedhjeve/ Sondazhi në “Zëri i Shqiptarëve”: SPAK ndikohet nga opozita

schedule22:32 - 27 Tetor, 2025

schedule 22:32 - 27 Tetor, 2025

Shumica e shqiptarëve mendojnë se SPAK është ndikuar nga opozita, lidhur me goditjen e zyrtarëve të qeverisë para zgjedhjeve.

Në “Zërin e Shqiptarëve”, u publikuan këtë të hënë përgjigjet e sondazhit me temë drejtësinë.

Pyetjes :SPAK ka marrë zyrtarë të qeverisë si të pandehur, të paraburgosur ose nën hetim para zgjedhjeve. Ç’mendoni për këtë?”

45 përqind janë përgjigjur se SPAK ndikohet nga trysnia e opozitës, 37.2 përqind e shohin si shenjë pavarësie, ndërsa 17.8 përqind mendojnë se Prokuroria e Posaçme shfrytëzon kalendarin elektoral për të fituar pikë në publik.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 61 bashkitë e vendit, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Sondazhit iu nënshtruan 1313 banorë të rritur. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.6 përqind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!