“Goditje vdekjeprurëse për ekonominë”, Vasili: Rama e ka përdorur pandeminë politikisht

schedule13:52 - 17 Qershor, 2020

schedule 13:52 - 17 Qershor, 2020

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se situata e pandemisë në Shqipëri u menaxhua në mënyrë skandaloze. Sipas tij kryeministri Rama situatën e pandemisë e ka përdorur politikisht.

Ai gjithashtu theksoi se ekonomia shqiptare ka marrë një goditje vdekjeprurëse.

“Në Shqipëri ndodh e kundërta, rastet shtohen menjëherë kur fillon hapja. Mungesa e testimeve u bë qëllimisht për të mos evidentuar të vërtetën.

Edi Rama ka përdorur politikisht pandeminë. Kjo është kriminale, një veprimtari antishtetërore. Kjo i ka dhënë një goditje vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare.

Po ky kryeministër gënjeshtar, pohoi të kishte paketë të tretë ekonomike, por me të njëjtën pacipësi të egër e mohoi dhe  një paketë e tillë u shua.

Kemi në krye të shtetit një njeri që ka humbur të drejtën të flasë për pandemisë sepse e ka përdorur atë ekonomikisht. Vërtet ai thotë se ekonomia bie dhe ngrihet, pasi ai dhe oligarkët e tij janë mirë”, tha Vasili.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!