SHQIPËRI- Një operacion masiv mbarëkombëtar ka nisur në të gjithë vendin që nga mbrëmja e djeshme dhe po vijon ende. AbcNews mëson se ky operacion po zhvillohet për goditjen dhe shpërndarjen lëndëve narkotike.
Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër e të gjitha DVP e tjera të vendit. Mësohet se janë lëshuar mbi 200 urdhër arreste ku shumë prej tyre janë finalizuar nga sektorët e Antidrogës në Policinë e Shtetit.
Kryesisht operacioni është shtrirë në afërsi të shkolla e për kapjen e personave që shpërndanin drogë pranë këtyre institucioneve./ abcnews.al