Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, aktualisht nuk është duke negociuar për një rinovim të kontratës me kuqezinjtë. Fantazisti 25-vjeçar turk ka pasur një fillim të dobët të sezonit dhe aktualisht kuqezinjtë nuk janë të interesuar të fillojnë negociatat e kontratës së re me lojtarin, pasi ata nuk e konsiderojnë atë si pjesë e planeve për momentin.
Calhanoglu ka luajtur në të gjitha ndeshjet e kuqezinjve deri më tani këtë sezon, por ka kontribuar vetëm në një gol. 25-vjeçari shënoi kundër Brescias për t’i dhënë Milanit fitoren e parë të sezonit, pas një ndeshje zhgënjyese kundër Udineses.
Mesfushori turk nuk ka arritur në formën që po e përjetonte sezonin e kaluar, ku bëri 46 paraqitje për kuqezinjtë, duke shënuar katër gola dhe duke siguruar 13 asiste. Calhanoglu u bashkua me Milanin nga skuadra e Bundesligës, Bayer Leverkusen në 2017-ën, në një marrëveshje me vlerë rreth 24 milionë euro./abcnews.al